Srebrenica duhet të rëndojë në ndërgjegjen serbe

Lajme

Srebrenica duhet të rëndojë në ndërgjegjen serbe

Nga: Z.B Më: 11 korrik 2019 Në ora: 16:18
Foto

Profesori dhe sociologu, Fadil Maloku, ka thënë se në Srebrenicë nga çetnikët serb për një javë, (11 korrik -18 korrik 1995) janë masakruar 8372 boshnjakë (nga mosha 14-84 vjeçare) mysliman të dorëzuar, të zënë peng, të zënë robër, përcjell “Bota sot”.

Maloku tha se mediet dhe shumë politikan të atëhershëm botërorë me indiferencën e tyre mobilizuese për të mos intervenuar ndaj kasaphanës publike, siç thotë ai, që po manifestohej në sytë e krejt botës, muslimanëve të Bosnjës, u kushtoj hiç më pak se një gjenocid i paparë ndonjëherë... pas luftës së II botërore!

Tutje ai ka shkruar se pas 21 vitesh përkujtimi të kësaj masakre e kasaphane publike, Presidentin serb Vuçiq që vizitoi edhe fizikisht vendin e krimit që e shkaktuan bandat dhe ushtria kriminale serbe, të njëjtat medie (por edhe portalet tona lokale!!!) po e viktimizojnë prokurorin e veprës!

“Ndërgjegjja e gjeneratave të reja serbe, në rast se e dëshiron një katarsis moral e social, dhe t’i kthehet perspektivave të reja integruese, duhet patjetër ta bartë me dekada të tëra hipotekën e gjenocidit (sikurse gjermanët me Aushvicin) dhe krimit kundër njerëzimit, që e ushtroi në Srebrenicë e që më vonë e vazhdoi në Kroaci dhe Kosovë”, ka shkruar ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat