Përfaqësuesi i Rusisë në OSBE Aleksandar Lukasheviç ka thënë se Rusia pret që Shqipëria kur të merr kryesimin e Organizatës së Sigurisë dhe Bashkëpunimit Evropian (OSBE) të jetë neutrale në lidhje me Kosovën, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.
Këtë Lukasheviç e ka thënë para anëtarëve të këshillit të përhershëm të OSBE-së duke e vlerësuar situatën në Kosovë si serioze dhe sfidë për sigurinë evropiane.
"Në vend që të kujdeset për dialog përgjegjës me Beogradin, Prishtina po merret me rritjen e presionit dhe aksione agresive ndaj serbëve duke varrosur përpjekjet shumëvjeçare për zgjidhje të qetë të këtij problemi “,ka thënë Lukasheviç
Sipas tij baza për zgjidhjen e çështjes së Kosovës është rezoluta 1244 e KS të OKB-së.
" Po nisemi nga fakti se Shqipëria si kryesuese do i qaset kësaj çështje nga pozita neutrale. Në të kundërtën do jetë shmangie nga kompetencat” ka thënë ai.
Në vitin që vjen Shqipëria merr kryesimin e OSBE-së nga Sllovakia.