Domethënia e lules së Srebrenicës

Lajme

Domethënia e lules së Srebrenicës

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 23:25
Lulja e Srebrenicës

Sot po shënohet 24-vjetori i masakrës së Srebrenicës, të cilën e kreu ushtria dhe policia serbe gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë. Aty u vranë mbi 8 mijë burra dhe djem mysliman me urdhrin e kriminelit Radovan Karaxhiq.

Masakra e kryer në vitin 1995 në Srebrenicë konsiderohet si më e madhja pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, e çdo vit kur përkujtohen të vrarët, kemi vërejtur se shfaqet një lloj lule qoftë në varreza apo gjatë fjalimeve që mbahen.

Por pak kush e dinë domethënien e kësaj lule me petale të bardha. Më poshtë do t’ju sjellim në detaje se për çfarë bëhet fjalë.

Kjo lule është simbol i kujtesës së masakrës së Srebrenicës, kurse 11 petalet e saj paraqesin ditën kur kishte filluar masakra mbi civilët, e ngjyra e bardhë e tyre ka domethënien e pafajësisë së viktimave.

Sa i përket ngjyrës së gjelbër në mes – ajo nënkupton shpresën për drejtësi dhe atë sesi kërkohet që të njihet në botë gjenocidi i kryer mbi civilët.

Kujtojmë se në vitin 1995, për vetëm pesë ditë janë vrarë mbi 8 mijë burra dhe djem nga forcat serbe dhe janë varrosur në varreza masive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat