Ish ushtari i UÇK-së i reagon Jusuf Buxhovit i cili tha se lufta e UÇK-së nuk ka qenë e drejtë dhe janë vrarë njerëz të LDK-së

Lajme

Ish ushtari i UÇK-së i reagon Jusuf Buxhovit i cili tha se lufta e UÇK-së nuk ka qenë e drejtë dhe janë vrarë njerëz të LDK-së

Nga: D.RR Më: 12 korrik 2019 Në ora: 09:56
Jusuf Buxhovi

Profesori Jusuf Buxhovi, në një intervistë të tij tha se lufta e UÇK-së nuk ka qenë e drejtë dhe se janë vrarë mbi 100 anëtarë të LDK-së.

Por atij i ka reaguar ish pjesëtari i UÇK-së, Naim Miftari, i cili përmes një postimi në Facebook ka thënë se UÇK-ja nuk ka vrarë asnjë anëtarë të LDK-së dhe 90% e UÇK-së ka qenë LDK.

Ai drejton gishtin te presidentin Thaçi si autor i vrasjeve, mirëpo shtron pyetjen se pse LDK-ja zgjodhi atë për president.

Të gjitha se çfarë ka thënë Buxhovi, Miftari i quan gabim.

Postimi i plotë:

Nëse nuk ju ka deformuar shtypi deklaratën tuaj i nderuar profesor!

I nderuari profesor Jusuf Buxhovi nuk është e vërtet se UÇK ka vrarë anëtar të LDK-së, jo 102 por as një, pasi UÇK rrokën armët të luftojnë për lirin e popullit tonë kundër okupatorin serb dhe mos harrojmë se mbi 90% të pjesëtarëve të UÇK kanë qenë anëtar të LDK-së!

Nëse e llogarisni si ju UÇK klanin dhe mercenarët e Hashim Thaçit dhe Bujar Bukoshit të cilët qëllimisht përçan luftën, vodhën luftën, keqpërdoren luftën, e keni shumë gabim i nderuar edhe nëse i llogarisni UÇK agjentët e UDB dhe shërbimeve tjera armiqësore ndaj çështjes Shqiptare që më vonë u infiltruan në UÇK, por ishin prezent edhe në LDK, prapë e ke gabim.

Si është e mundur që pikërisht LDK e Rugovës por sidomos e pas Rugovës mbajti dhe vallëzon shumicën e kohës të pas luftës në pushtet së bashku me atë "UÇK" që vrau anëtar të LDK, si është e mundur që pikërisht LDK e zgjedh kryetar Alfën e vrasjeve të anëtarëve të LDK-së, Hashim Thaçin. Jo i nderuar profesor Jusuf, UÇK e Adem Jasharit, Zahir Pajazitit, Salih Qekajt, Agim Ramadanit, Bekim Berishes, Muj Krasniqit etj, kjo UÇK nuk vrau anëtar të LDK pasi ishin në luftë me okupatorin serb , por LDK-në e vranë dhe e luftuan pikërisht ata që bashkë me LDK qeverisën e plaçkitën bashkë Kosovën nga pas lufta e deri sot! Mos u ngutni i nderuar, Kosova nga pas lufta nuk ka gjykata as institucione të drejta dhe të pavarura, por një ditë do t’i ketë të pavarura ,dhe vetëm kur Kosova t’i ketë institucionet e drejta të pavarura sidomos gjygjësin, prokurorinë, policinë, inteligjencën, vetëm atëherë mundet të dal e vërteta se kush vrau anëtar të LDK, kush vrau veprimtar atdhetar e komandantë të luftës dhe pse?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat