Kristijan Goluboviç ka djegur “Bajrakli Xhaminë” në marsin 2004 gjatë demonstratave në Beograd, ka deklaruar Vojisjallv Sheshel duke sqaruar se këtë e ka bërë me urdhër të Partisë Demokratike të Serbisë (DSS), në krye të së cilës ishte kryeministri i Serbisë Vojislav Koshtunica, shkruan “Pravda”, përcjell “Bota Sot”.
“Goluboviç ka punuar me shkopin dirigjues të Aleksandar Nikitoviç shefit të atëhershëm të kabinetit Vojisllav Koshtunica. Pasuesit e Koshtunicës të udhëhequr nga Kristijan kanë sulmuar dhe djegur xhaminë”, ka thënë Sheshel.
Rreth rolit të Krisitjan Goluboviç në atë kohë pat fol edhe myftiu Muhamed Jusufpashiq i cili para dy viteve në përvjetorin e djegies ka thënë se “Nuk e ka djegur Kimi por Kristijan”.
Myftiu i asaj kohe nuk ka dashur të sqaroj nëse ka menduar në kristijan Goluboviç ndonëse ishte e qartë se në kënd ka aluduar.
Për lidhjen e DSS së Koshtunicës me djegien e xhamisë është spekuluar edhe për lidhjen e ministrit të policisë Dragan Joçiç bashkëpunëtor i afërm i Koshtunicës dhe funksionar i DSS. Ekzistojnë audio-xhirime në të cilat Joçiç ndalon përdorimin e dhunës dhe refuzon të jap urdhër për angazhimin xhandarmërisë.
Të përkujtojmë se “Bajrakli xhamia” është djegur në natën ndërmjet 17 e 18 marsit 2004 në demonstratat që shpërthyen në Beograd për shkka të dhunës dhe ngjarjeve të marsit në Kosovë.
Në atë kohë është demoluar rrethoja, janë thyer dritaret dhe u djeg ndërtesa. Në trazirat sipas të dhënave është djegur deri në themel biblioteka me rreth 7 mijë libra ndërsa nga xhamia janë vjedhur 50 mijë euro, në atë incident thuhet se kanë lënduar 10 policë në konflikt me demonstruesit.
Para 5 viteve, Gjykata e Apelit ka sjell vendimin për djegien e xhamisë, që në fakt është gjykuar për hedhjen e gurëve ndaj policëve që kanë siguruar xhaminë. Aso kohe janë sjell tri vendime dënuese, por për djegie të xhamisë praktikisht nuk është dënuara askush.