Drecun sulmon Zaevin për deklaratën se përcaktimi i kufirit mes Kosovës e Serbisë do ishte goditje e rëndë dhe destabilizim i regjionit

Lajme

Drecun sulmon Zaevin për deklaratën se përcaktimi i kufirit mes Kosovës e Serbisë do ishte goditje e rëndë dhe destabilizim i regjionit

Nga: F. B. Më: 12 korrik 2019 Në ora: 16:37
Drecun

Milovan Drecun, kryetar i Këshillit për Kosovë në Kuvendin e Serbisë ka sulmuar sot kryeministrin maqedon Zoran Zaev duke theksuar se “Çfarë kryeministri është ai që fol tha-ka thënë. Tentimi për arsyetim i asaj që ka fol tregon çfarë fushate zhvillohet në vendet fqinje kundër secilit kompromis. Veprimi i tij është dëmtues në interesat e Serbisë”, shkruan “Novosti përcjell “Bota Sot”.

"Ai dol kinse me Poroshenko dhe flet sikur ka ndërmarr aktivitete ndaj sekretarit gjeneral të NATO-së me qëllim të ia tërheq vërejtjen se zgjidhja e kompromisit në kuptimin e përcaktimit të kufijve do ishte goditje e rëndë dhe do destabilizoj regjionin”, ka sqaruar Drecunë.

Sipas tij kjo po bëhet në dëm të Serbisë. "Ai duhet të na sqaroj si dëshiron të ndërtoj raporte miqësore me Serbinë dhe çfarë qëllimi ka formimi i ekipit të maskuar si përfaqësi e një prodhuesi perëndimor të automobilave në Shkup, ku punojnë kundër-zbuluesit nga Shqipëria, Bullgaria, Maqedonia dhe Gjermania”, ka pyetur ai.

Drecun e konsideron Maqedoninë qendër të veprimit kundër-zbulues kundër Serbisë dhe Zaev nuk është i sinqertë kur tërheq vërejtjen për mundësi destabilizimi.

"Çdo zgjidhje kompromisi është shtyllë bazë e stabilitetit në regjion ndërsa mos arritja e kompromisit mes Prishtinës dhe Beogradit është përgatitje për konflikte të reja dhe krijimin  Shqipërisë së Madhe dhe këtë Zaev duhet të di nëse punon për interesa të vendit që përfaqëson", thotë Drecun.

Lidhur me vizitën e Makron ai tha se kjo do ndikoj në forcimin dhe intensifikimin e raporteve në nivelin bilateral dhe përgatitje për bashkëpunim më të shpejtë ekonomik.

Ndërsa lidhur me problemin e Kosovës, ai u shpreh se Makron së bashku me Merkel nuk ia dolën që të nisin procesin sepse nuk deshën të detyrojnë Prishtinën të heq taksën”, përfundoi Drecun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat