Përfaqësuesin ushtarak serb në NATO e pengon paraqitja e Kosovës, ky është veprimi i tij! - Bota Sot
Përfaqësuesin ushtarak serb në NATO e pengon paraqitja e Kosovës, ky është veprimi i tij!

Lajme

Përfaqësuesin ushtarak serb në NATO e pengon paraqitja e Kosovës, ky është veprimi i tij!

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 20:55
Foto ilustrim

Shefi i Përfaqësisë Ushtarake në Misionin e Serbisë pranë NATO-s, gjeneral brigade Predrag Bandiq ka protestuar ashpër dhe pastaj e ka lëshuar takimin në Bruksel në lidhje me Iniciativën për normalizimin e komunikacionit ajror mbi Ballkan, meqë përfaqësuesi i Kosovës “ka keqpërdorur pjesëmarrjen në këtë takim duke promovuar pavarësinë e Kosovës”, shkruan “Danas” i Beogradit.

ka qenë që anëtarët e, siç i prezanton Beogradi zyrtar, të institucioneve të përkohshme të Prishtinës të prezantohen vetëm me emër e mbiemër, meqë “takimi ishte i organizuar nga NATO, e cila si organizatë nuk e njeh të ashtuquajturën Kosovo” , citon “Danas” njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, duke shtuar se Bandiq ishte shef i delegacionit të Serbisë në këtë takim.

Mirëpo, “shefi i delegacionit të institucioneve të përkohshme të Prishtinës, për të cilin nuk ishte planifikuar që t’i drejtohej tubimit, kur megjithatë iu lejua të paraqitej, në vend se të fliste në lidhje me temën e takimit, këtë kohë u përpoq ta shfrytëzojë për promovimin e pavarësisë së të ashtuquajturës “Kosovo”, për pasojë udhëheqësi i delegacionit serb protestoi ashpër dhe braktisi takimin”, transmeton Koha.net raportimin e mediave serbe.

Sipas raportimit të mediave të Beogradit, takimi “pas braktisjes nga ana e delegacionit të Serbisë shumë shpejt ka përfunduar”.

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë ka njoftuar se ky “ishte një skandal i paparë, përmes të cilit Prishtina u përpoq të provokojë konflikt, si dhe të legalizojë krijimin e Shqipërisë së Madhe”, shkruan “Danas”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...