Vuçiq: Është e pamundur të parashikohen lëvizjet e Prishtinës - Bota Sot
Vuçiq: Është e pamundur të parashikohen lëvizjet e Prishtinës

Lajme

Vuçiq: Është e pamundur të parashikohen lëvizjet e Prishtinës

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 23:54
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është deklaruar në lidhje me vendimin e Prishtinës zyrtare për ndalimin e hyrjes së ministrit të Mbrojtjes Aleksandar Vulin në Kosovë, duke thënë se kjo nuk është hera e parë.

Sipas tij, Prishtina nuk ka një politikë serioze dhe të paramenduar, por të gjithë punojnë në një "nivel ditor".

Në konstatimin se në Prishtinë thonë se qe nga viti 2016 ministrit Vulin i është ndaluar hyrja, Vuçiq tha se Vulin kishte shkuar disa herë në Kosovë bashkë me të.

"Kush e di ... Nëse mendoni se ata kanë një politikë serioze ... Është gjithçka në nivel ditor, ashtu siç iu bie në mendje ose nëse i thërret dikush nga ndonjë ambasadë ... Sikur te ne në vitin 2012," tha Vuçiq për TV Pink.

Ai gjithashtu vuri në dukje se është e pamundur të parashikohen lëvizjet e Prishtinës, jo vetëm për shkak të paparashikueshmërisë së tyre, por edhe faktori i huaj duhet të llogaritet gjithashtu.

"E jona është të përpiqemi. Dhe sikurse e keni parë, kam thënë se do të furnizojmë me sukses dyqanet në veri të Kosovës dhe ia arritëm", theksoi Vuçiq.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...