Beogradi “sheh ëndrra”: Beson që taksa largohet këto ditë - Bota Sot
Beogradi “sheh ëndrra”: Beson që taksa largohet këto ditë

Lajme

Beogradi “sheh ëndrra”: Beson që taksa largohet këto ditë

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 10:41
Aleksandar Vuçiq dhe Emmanuel Macron

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, arrin të hënën për vizitë në Serbi.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ai francez Macron, do të nënshkruajnë rreth 20 marrëveshje bashkëpunimi në fushën e ekonomisë.

Pesë marrëveshje, mes dy vendeve, do të nënshkruhet në fushën e armatimit, njoftoi ministra e Brendshme e Serbisë, shkruan REL.

Ndërkohë ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, tha se shpreson se presidenti francez, gjatë vizitës në Beograd, do të ndëpresë lojën me “taksën”, të cilën e ka vendosur Prishtina ndaj mallrave serbe, si dhe do të japë garanci “se ajo do të përfundojë”.

“Askush nuk mund të më bindë se Evropa Perëndimore, në të cilën Franca është një nga udhëheqëset, dhe Shtetet e Bashkuara, nuk mund ta detyrojnë Ramush Haradinajn, për tetë muaj, të heqë një vendim të turpshëm administrativ”, tha Daçiq.

Ai tha se ardhja e Macronit është një nga vizitat më të rëndësishme të personaliteteve të huaja në dekadën e fundit, dhe se Beogradi ka shpresa të mëdha nga kjo vizitë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...