48 orë pas notit gjen vdekjen - Bota Sot
48 orë pas notit gjen vdekjen

Lajme

48 orë pas notit gjen vdekjen

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 13:33
Dave Bennet

Një burrë humbi tragjikisht jetën 48 orë pasi ra në kontakt me një bakter mishngrënës teksa notonte në det. Dave Bennet kishte qenë duke shijuar xhiro me xhet ski në Gjirin e Meksikës me vajzën Cheryl Wiygul dhe bashkëshorten e tij kur u infektua.

Vajza e tij, Cheryl në një rrëfim për amerikanen NYPost, tregoi se të premten ata kishin dalë me varkë pranë Crab Island dhe kishin shkuar në plazhin e Destin. Por mëngjesin e nesërm, ai ishte zgjuar me ethe, të dridhura e dhimbje. Ata e dërguan në spital rreth orës 8 të mbrëmjes, ku stafi mjekësor dalloi një plagë të zezë dhe të fryrë në kurrizin e tij.

Mjekët bënë gjithçka mundën për ta shpëtuar, por kjo nuk qe e mundur. Mesditën e së dielës, në trupin e tij ishte shfaqur një tjetër shenjë dhe Dave kishte dhimbje të tmerrshme. Mjekët i thanë se organet e tij ishin dëmtuar tej mase dhe gjaku kishte shumë aciditet, duke ia bërë të pamundur që të jetonte. Ai vdiq pasditen e së dielës.

Familja kishte dëgjuar për problemet si pasojë e “baktereve natyrale” në ujërat përreth Destin dhe ishin përpjekur që të shkonin të përgatitur, por mesa duket kjo qe e mjaftueshme.

Dave kishte luftuar me kancerin për shumë vite me radhë, për këtë arsye sistemi i tij imunitar nuk ishte aq i fortë sa për të luftuar këtë bakter.

Testet mjekësore konfirmuan më vonë se Bennet kishte rënë në kontakt me Vibrio vulnificus, që shfaqet si necrotizing fasciitis (bakter mishngrënës).

Vajza e tij e bëri publik rastin me qëllim që të paralajmëronte të gjithë ata që shkojnë për të notuar në këto ujëra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...