Macron ‘kokë më kokë’ me Vuçiq

Lajme

Macron ‘kokë më kokë’ me Vuçiq

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 17:33
Emmanuel Macron dhe Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Francës Emmanuel Macron arriti sot për një vizitë dyditore në Beograd, e para kjo e këtij lloji pas 18 vjetësh.

Ai me këtë rast është takuar me homologun e tij serb Aleksandar Vuçiq, pas të cilit do të mbahet një konferencë për media.

Të dy presidentët do të bisedojnë për pesë marrëveshjet e nënshkruara bilaterale, të cilat janë pjesë e një pakete më të gjerë në fusha të ndryshme si ekonomi, infrastrukturë, kulturë, armatim dhe industrinë ushtarake.

Para takimit, presidenti Macron tha se për tetëmbëdhjetë vjet asnjë president i Francës nuk kishte ardhur për vizitë në Serbi dhe se kjo “është shumë".

Macron në Beograd ruhet nga 4000 forca policore dhe masat e sigurisë janë në nivelin më të lartë.

Më herët u paralajmërua se gjatë kësaj vizite do të nënshkruhen tetë marrëveshje ekonomike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat