Tronditet Serbia: Ja çfarë thotë Macron për Kosovën midis Beogradi - Bota Sot
Tronditet Serbia: Ja çfarë thotë Macron për Kosovën midis Beogradi

Lajme

Tronditet Serbia: Ja çfarë thotë Macron për Kosovën midis Beogradi

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 18:55
Emmanuel Macron dhe Aleksandar Vuçiq

(E plotësuar) - Presidenti francez Emmanuel Macron ka arritur për vizitë dy ditore në Serbi. Ai është pritur nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciq. Këto janë disa nga fjalitë më interesante nga fjalimi që ai ka mbajtur në konferencë për media para gazetarëve në Beograd. Po ashtu, mediat serbe kanë përmbledhur edhe disa fjali të Vuciqit, thënë në konferencë me Macronin.

Pse Macron nuk e takoi opozitën në Serbi?

‘Nuk jam takuar me përfaqësuesit e opozitës sepse kjo letër (letra e tyre v.j) erdhi pasi unë pothuajse arrita në Beograd dhe programi i vizitës nuk mund të ndryshohej”, ka thënë Macron në përgjigjen që ia ka bërë gazetari i Le Monde, pra se pse ai nuk do ta takojë askënd nga opozita në Serbi.

Vuciq për rrugën e Serbisë drejt BE’së

“Na thanë në vitin 2015, na thanë edhe në vitin 1999 për bombardimet, na treguan në vitin 2008, i mbani mend ‘standardet para statusit”, na thanë por nuk e përmbushën premtimin”, ka thënë Vuciq.

Macron për Serbinë në BE

“Nuk ka një datë të definuar për hyrjen në BE. Ky është një proces. Kur gjërat të janë gati, ne do të jemi të gatshëm t’ju informojmë. Nuk do të ishte mirë për Serbinë të hynte në BE tepër shpejt”, ka thënë Macron.

Macron për nacionalizimin:

“Jam patriot, por nuk jam një nacionalist. Nacionalisti është një patriot që nuk ka projekt”, tha Macron në Beograd.

Për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Macron tha:

“Nuk mund të kthehemi prapa. Ju keni një president i cili ka kurajon të thotë se cka është shkruar në Kushtetutën e Serbisë nuk është ajo cka e shohin partnerët evropianë. Nuk ka një zgjidhje magjike”.

Macron për Kosovën:

“Ishim shumë të sinqertë në bisedë. Unë do të organizoj një takim me ju, kryeministren e Serbisë, lidershipin e Kosovës, Kancelaren Merkel. Franca dëshiron një marrëveshje. Serbia dhe Kosova janë vende evropiane dhe duam ta përkthejmë këtë në fakte”, tha presidenti francez.

Macron paralajmëron organizim të takimit mes Kosovës e Serbisë

Presidenti i Francës Emmanuel Macron deklaroi sot në Beograd se ai dëshiron të ndërtojë një të ardhme të re evropiane me Serbinë.

Ai tha se dëshiron të forcojë lidhjet mes Serbisë dhe Francës në fushën e sigurisë.

Macron tha se Serbia duhet të zbatojë reformat, por edhe BE të reformojë veten në mënyrë që të marrë Serbinë.

Ai tha se do të angazhohet me rastin e një takimi të ri që do të bënte një hap drejt arritjes së marrëveshjes për Kosovën.

"Ne ishim shumë të sinqertë në bisedime. Unë do të organizoj një takim me ju, kryeministren e Serbisë, udhëheqjen e Kosovës dhe kancelares Merkel. Franca dëshiron që të arrihet një marrëveshje. Serbia dhe Kosova janë vende evropiane dhe ne duam që kjo të shndërrohet në fakte. Përgjegjësia jonë është të japim mbështetje për stabilitetin e rajonit", tha presidenti Macron.

Duke folur rreth marrëveshjes finale me Kosovën, “përpos që ajo të mos jetë e pavarur”, presidenti Macroni tha se s’mund të përsëritet historia e para 20 vjetëve, por duhet ecur përpara.

“Nuk kam përgjigje konkrete për ju. Nuk ka zgjidhje magjike. Askush nuk e ka zgjidhjen në xhep. Zgjidhja është te ju”, porositi Macron.

Vuçiq kërkon ndihmën e Francës për Kosovën

Kosova ka qenë temë diskutimit në takimin e sotëm të presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe homologut të tij francez Emmanuel Macron në Beograd.

Gjatë konferencës për media pas takimit, kreu i shtetit serb tha se kishte bisedime shumë të sinqerta.

"Falënderoj presidentin Emmanuel Macron për nderin dhe respektin që tregoi për Serbinë dhe qytetarët e saj. Ne vlerësojmë dhe besojmë se me veprimet tona në të ardhmen do të dimë për të shprehur mirënjohjen për Francën. Ne kemi pasur para marrëveshjeve një bisedë të gjatë. Mendoj se pothuajse asnjëherë nuk kemi biseduar kaq gjatë në katër sy dhe me aq sinqeritet sikurse me presidentin Macron”, tha Vuçiq.

Ai ka dhënë detaje edhe rreth temës së bisedimeve që pati me homologun e tij francez, në mesin e të cilave ishte edhe ajo për Kosovën.

"Kam dëgjuar Macron të flasë për çështje të rëndësishme rajonale, theksoi  problemet tona, në radhë të parë zgjidhjen e nyjës së Kosovës. Biseduam aq gjatë sa nuk ka temë që nuk kemi prekur. Kërkova të na ndihmojë për të adresuar çështjen e krizës së Kosovës. I kam folur edhe për Berlinin dhe Parisin, fola edhe për bashkëpunimin tonë", tha Vuçiq.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...