Makron: Zgjidhja është tek popujt dhe udhëheqja e tyre – nuk jam këtu të mbaj leksione por të ndihmojë

Lajme

Makron: Zgjidhja është tek popujt dhe udhëheqja e tyre – nuk jam këtu të mbaj leksione por të ndihmojë

Nga: F.B Më: 15 korrik 2019 Në ora: 23:00
Pamje nga vendi i ngjarjes

Serbia do hyj në BE kur do të jetë e gatshme për këtë, por edhe kur BE të jetë e gatshme ta pranoj kanë deklaruar presidenti i Serbisë dhe i Francës, Aleksandar Vuçiq dhe Emanuel Makron, në takimin me gazetarët pas takimit të Beogradit, shkruan “Beta” përcjell “Bota Sot”.

Makron ka përsëritur se BE nuk mund të zgjerohet më tutje përderisa nuk reformohet, ndërsa Serbia paralelisht duhet të realizoj reformat në rrugën euro-integruese.

"BE me 28 vende anëtare nuk po funksionon dhe nuk mund të zgjerohet dhe mos të reformohet ", ka thënë Makron në takim me gazetarë.

Vuçiq ka thënë se viti 2025 është vit i pranimit të Serbisë në BE sipas strategjisë evropiane të komisionit për Ballkanin perëndimor është vetëm një datë në seri të datave që janë përmend edhe nuk janë realizuar.

Ai tha se reformat në Serbi dhe ato në BE janë procese paralele dhe se Serbia punon në çështjet që janë evidentuar nga Komisioni Evropian si problematike mbi të gjitha sundimi i ligjit.

Presidenti francez ka thënë se beson në Evropën që “nuk është proces burokratik” dhe se për hyrje në BE nuk ka data të definuar-a.

Duke fol për Kosovën Vuçiq ka thënë se “nuk është ëndërrues” dhe të mendoj se Makron mund të ndryshoj rreth kësaj çështje.

"Për Francën, Kosova është e pavarur, për Serbinë nuk është. Duhet të kuptojmë se ka vende që mendojnë ndryshe. Makron është ndër liderët e rrallë që ka dashur të na dëgjojë ", tha Vuçiq.

Ai ka thënë se ka lutur presidentin francez për ndihmë rreth zgjidhjes së çështjes së Kosovës.

Makron ka deklaruar se duhet të arrihet kompromis që do të thotë se “asnjëra pozitë diametrale e kundërt nuk mbijeton”.

"Zgjidhja është tek popujt dhe udhëheqësit e tyre. Nuk jam këtu të mbaj leksione por të ndihmoj ",tha Makron.

Në planin ekonomik, kulturor dhe fushat tjera janë nënshkruar 22 dokumente bashkëpunimi dhe investimi të kompanive franceze në Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat