Letër publike kryetarit Arifi

Lajme

Letër publike kryetarit Arifi

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 01:02
Arben Mehmeti

I nderuar Kryetar;

Jam Arben Mehmeti nga fshati Kurbali. Në vitet e 93-ta, së bashku me familjen time, u shpërngulëm në Preshevë. Aty u rrita dhe fillova shkollimin. Si një i ri nga Lugina e Preshevës vendosa të të shkruaj këtë “letër të hapur”, për t’ju shprehur disa nga shqetësimet e shumta që kam rreth gjendjes aktuale në komunën tonë. Qyteti i Preshevës dhe banorët e saj, përballen me vështirësi nga më të ndryshmet. Po të bisedosh me të rinjtë rrallë se mund ta gjesh dikend të thotë se e sheh të ardhmen këtu! Jetën e vështirë të tyre e kanë bërë pikërisht qeverisjet e këqija, – jotransparenca, korrupsioni, nepotizmi, papunësia, keqpërdorimi i parasë publike, mosnjoha e diplomave, problemi me tekste shkollore, papunësia, mos zhvillimi industrial-ekonomik, familjarizmi në vende tëpunës etj.

I nderuar kryetar;

Unë Arben Mehmeti mbarova studimet, diplomova në Akademin e Artëve të Kominikimit Masiv, – drejtimin gazetari, në Prishtinë. Si i ri ende i pa diplomuar, mendoja se pasi të diplomohem në të ardhmën do t’i shërbej vendlindjes, Preshevës si një gazetar i diplomuar?! Pesë vite prita, por askund nuk gjeta vend pune. Kot trokita derë më derë, e edhe tek pushteti lokal i asaj kohe Gjithkund hasa në vesh të shurdhër! Jo vetëm unë por plot shokë dhe shoqe të cilët studiuan dhe diplomuan nuk gjetën një vend pune. Shkaqet ishin nga më të ndryshmet e kryesori ishte edhe mosnjohja e diplomave nga shteti ku jetojmë, Serbia por dhe probleme thera që I theksova më lartë. Çdo parti e cila ishte në pushtet qoftë PDSH apo PVD nuk bënë asgjë për të zgjidh këtë problem, edhe pse çdo herë gjatë fushatave zgjedhore vetëm na premtuan e nuk i realizuan! Tani më edhe kur ju erdhët në pushtet si parti e re „Alternativa Për Ndryshim “ premtuat një gjë të tillë por akoma asgjë nuk u pa. Në vitin 2013, unë si i ri nga Presheva duke e parë këtë brengë dheproblemet tjera të mospunësimit, e shumë probleme tjera vendosa të martohem me “një vajzë me vizë” dhe të iki për të jetuar në Perendim. Nga ai vit e deri më tani, jetoj në Zvicer por si unë ka plot edhe të rinjë të tjerë, të cilët kanë bërë “zgjidhjen apo zgjedhjen” e vetë!!!

Z. Kryetar;

Ti vjen vetë nga perendimi dhe e di si është jeta këtu në mërgim Punohet nëpër firma të ndryshme private, kryesishtë, puntor krahu etj. Gjatë punësimit kam takuar shumë të rinjë nga Lugina e Preshevës me diploma: juristë, ekonomistë, inxhinjierë e shumë profesione të ndryshme. Kam parë shokun tim i cili ka diplomuar në shkenca politike e punon sot në Zvicër si punëtor krahu, njësojë si unë, si plot shokë tjerë. Kam vajzën e dajës e cila ka diplomuar në Shkenca Sociale në Shqipëri, ndërsa punon në një restaurant në Angli.

Kjo më bëri që të lutem e të pyes veten: “O Zot, pse kaq të rinjë të shkolluar e diplomuar punojnë në vende të huaja? Pse duke e pasur një rini të mirë dhe të shëndoshë, në vend që ne ti shërbejmë atdheut tonë, vendit tonë për njē të ardhme më të mirë, ne punojmë në vende të huaja”! Vallë, c’është ky mallkim!

Që nga viti 2013 e deri më tani mua më ka ra shpesh të udhëtoj me mjete të ndryshme, me autobus, me makinë, e me aeroplan, dhe e di sa të rinjë kam takuar rrugës, të diplomuar. Pa masë! Kam dëgjuar se edhe në Belgjikë dhe në Gjermani ka të rinjë të diplomuar që janë azilkërkues, për ta siguruar një jetë më të mirë në të ardhmën. Në vitin 2009 kur Serbisë ju dha e drejta për libralizimin të vizave dhe në të njejtin vit 2019 Gjermania ju dha e drejta e që njerzit nga vendet Ballkanike të punojnë të lirë në Gjermani, me këto dy variante Lugina e Preshevës po zbrazet si domos të rinjtë e Preshevës për një të ardhme më të mirë.

Inderuari kryetar Arifi; Ç’do të beni ju më shumë në këtë drejtim?

Pse në vendin tim ndodhin këto gjera? Ku janë premtimet? Pse nuk hapni vende pune për këta të rinjë, vende punë të cilat si një mesia shpëtimtarë I premtuat me të madhe në fushatë? Ku është arsimi; ku është infrastruktura; ku është ekonomia; ku janë fabrikat; ku është ndryshimi?

Në vend që ju të mburreni me rininë e Preshevës i nderuar kryetar edhe ju subjekte politike, sot po garoni për interesa personale dhe për karrige pushteti? Çfarë kanë bërë partitë politike për diasporën edhe për të rinjtë e Luginës së Preshevës Ju, partitë politike në opozit e pozit gjatë fushatave zgjedhore premtuat shumë për të rinjtë e shumë njerëz pa shkollë dhe përgatitjen adekuate i vendosët nëpër pozita të ndryshme e ata me shkollë duke mos i hapur vende të punës e duke mos ja njohur Serbia diplomat i detyruat ti largoni nga vendlindja! Në këtë drejtim, nuk jeni pa mëkate e gjynahe!

Për në fund, i nderuari kryetar, uroj të keni pak kohë të lirë dhe ti hedhni një sy këtij shkrimi e ndoshta të filloni të mendoni seriozisht për këto gjëra, të thëna e të pathëna këtu? Mendoj se është koha e duhur që ta ndaloni demagogjinë dhe ritualin e përditshëm të përsëritjes së fjalëve akuzuese boshe kundër oponentëve dhe seriozisht të mendoni për një zhvillim të qëndrueshëm të Preshevës, sepse vota e besuar e qytetarit të ngarkon me keto përgjegjësi. E në të kundërtën, ndoshta është kohë të filloni e të mendoni se; mos vallë I keni bërë një padrejtësi dhe e keni ngarkuar veten me një barrë që s’mund ta bartni dot nga pesha që ka?!

Edhe një herë, uroj të fillosh të reflektosh shumë shumë pozitivisht!?

Me shumë respekte e nderime;

Arbeni

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat