Vuçiq: Sa të jem gjallë do të angazhohem për kompromis me Prishtinën - Bota Sot
Vuçiq: Sa të jem gjallë do të angazhohem për kompromis me Prishtinën

Lajme

Vuçiq: Sa të jem gjallë do të angazhohem për kompromis me Prishtinën

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 14:15
Aleksandar Vuçiq, Emmanel Macron

Presidenti i Francës Emmanuel Macron gjatë vizitës së fundit në Beograd paralajmëroi organizimin e një takimi të ri ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me pjesëmarrjen edhe të kancelares gjermane Angela Merkel.

Ndonëse nuk dha ndonjë datë të mundshme rreth takimit të ardhshëm, është tash presidenti i Serbisë ai që foli rreth kohës së mundshme.

“Mendoj se vazhdimi i diskutimeve  për Kosovën me fuqitë e mëdha do të mbahet në shtator”, tha  Aleksandar Vuçiq, pas takimit me studentët e Zyrës për të rinjtë në Beograd.

Ndonëse takimi i paralajmëruar për 1 korrik në Paris ka dështuar, presidenti Vuçiq tha se duhet pritur fuqitë e mëdha, duke aluduar në Francën dhe Gjermaninë, për të kryer punën e tyre.

"Nëse nuk mundemi, gjeneratat e ardhshme duhet ta bëjnë. Nevojitet kohë për të diskutuar serish rreth disa çështjeve. Urrej ta hedh fajin në anën tjetër. Le të presim që fuqitë e mëdha të bëjnë punën e tyre. Ne gjithashtu duhet ta ndryshojmë veten", tha Vuçiq, duke u zotuar se ai do të angazhohet për kompromis për Kosovën ‘derisa të jetë gjallë’.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...