Bankat komerciale nuk po u japin kredi pensionistëve

Lajme

Bankat komerciale nuk po u japin kredi pensionistëve

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 09:06
Foto ilustrim

Institucioni i Avokatit të Popullit sipas detyrës zyrtare ka hapur rastin Ex-officio Nr. 450/2018 përkitazi me trajtimin e pabarabartë të pensionistëve nga ana e bankave komerciale në Kosovë, në ofrimin e shërbimeve të kreditit bankar.

Avokati i popullit kërkon nga bankat parandalimin e diskriminimit ndaj të moshuarve.

Mehdi Geci, zëvendës avokati i popullit, ka bërë me diej se kanë rekomanduar Bankën Qendrore që të kërkoj nga bankat komerciale që të lëshojnë kredi për pensionistët.

“Ky është diskriminim që po bëhet ndaj të moshuarve. Ne kemi lëshuar rekomandimin për BQK-në, ne kemi bërë këtë për shkak se bankat nuk u kanë dhënë kredi pensionistëve, por u ka dhënë atyre vetëm që kanë biznese private”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës.

Geci ka vlerësuar se me këtë vendim bankat po bëjnë diskriminim dhe po shkelini të gjitha rregullat ndërkombëtare.

“Sipas Kushtetutës së Republikës të gjitha institucionet janë të obliguara të respektojnë standardet ndërkombëtare”, tha ai.

Ai bëri me dije se BQK-ja, ka vepruar menjëherë pasur rekomandimit të Avokatit të Popullit.

“BQK-ja na kë njoftuar se ka merr veprime dhe bankat i ka njoftuar të ndryshojnë politikat ndaj të moshuarve. Më 2 korrik 2019, Institucioni i Avokatit të Popullit ka pranuar përgjigje nga Banka Qendrore e Kosovës, përmes së cilës është informuar se BQK ka kërkuar nga të gjitha bankat komerciale rishikimin e politikave te tyre si dhe ka kërkuar angazhim në përputhje me rekomandimet e Avokatit të Popullit, të cilat më pas do të jenë subjekt i ekzaminimit nga ana e BQK-së”, tha ai

Aktualisht, sipas të dhënave nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, numri i përgjithshëm i pensionistëve në Republikën e Kosovës, kap shifrën prej 206.534 personash.

Në anën tjetër, në Kosovë, licencën për punë e kanë 11 banka komerciale, të cilat e kryejnë veprimtarinë e tyre në përputhje me “Ligji nr. 04/l-093” për Bankat, Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucionet Financiare jo Bankare si dhe me aktet nënligjore të Bankës Qendrore të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat