Thirrja e Gecit për LDK-në, kujdes kënd e votoni me 3 gusht!

Lajme

Thirrja e Gecit për LDK-në, kujdes kënd e votoni me 3 gusht!

Nga: N.Sh Më: 18 korrik 2019 Në ora: 11:41
Vëllezërit Geci

Njëri prej shtatë vëllezërve Geci nga Llaushë, Halili, thotë se Kosova është në rrezik nga ata që e dinë gjithë shqiptaria.

Geci përmes një postimi në Facebook u ka bërë thirrje delegatëve të LDK-së që të kenë kujdes së kënd e votojnë me 3 gusht për kryetar të LDK-së.

Ai thotë se vula e Kosovës është LDK-ja dhe ka të shkon LDK-ja shkon edhe Kosovës.

Lexojeni shkrimin e Halil Gecit:

Vula e Kosovës është LDK-ja

Ku do që shkon LDK-ja andej shkon Kosova

Nese LDK arrin ta zgjedhë liderin e qelluar të vizionit Rugovizmit, Kosova s’do të ndahet, perkundrazi do te hec e sigurt, me veshtersi të mëdha, por me fitore të garantuar.

Ne të kunderten nese LDK zgjedh liderin të afert me krimin, ndarja është e pa shmangshme ashtu si e shkatrruan Kosovën me zgjedhjen e Hashimit president, neser do e vrasin dhe coptojn Kosovën, dhe të njejtit do të thonë Amerika deshti...!?

Kuvendarve të 3 Gushtit iu bëj apel të ken kujdes per ken po votojn.

O ju delegatet e kuvendit, kini mendjen, se Kosova është në RREZIK nga ata që e di e tërë shqipetaria.

Në dorën e LDK-s është Kosova,

Kahdo që shkon LDK-ja, andej shkon Kosova...!

Mos e qoni Kosovën kah ndarja dhe shkatrrimi në doren e juaj është zgjedhja.

Mos te ndodhë siq ndodhi në kuvendin paraprak.

Në ate kuvend isha i vetmi zë që i luta delegatve mani more burra mos votoni ISEN se vota për ISEN është votë për Hashimin (krimin) dhe me zgjedhjen e ISES perfundoi tradhetia që ju ba LDK-s dhe Kosova u vra me votën e juaj.

Me 3 gusht me voten e juaj do zgjodhet nyja e Liderit të LDK-s por edhe të Kosovës.

Nga largimi i Rugovës Kosova nuk pati më lider që e rrethon partit tjera dhe as LDK-n.

I vetmi dhe i pa krahasushmi për monentin ku u katandis Kosova është Presidenti Fatmir Sejdiu.

Ata që e dojn Kosovën mos t’ju mashtron interesi, nuk ka interes ma te madhë se Kosova.

Lufta për ta shpetuar Kosovën është 3 gushti...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat