Deputeti propozon 10 investime të tjera në vend të Autostradës së Dukagjinit

Lajme

Deputeti propozon 10 investime të tjera në vend të Autostradës së Dukagjinit

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 13:59
Foto ilustrim

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, i propozoi kryeministrit Ramush Haradinaj dhjetë investime në vlerë prej 1 miliard eurove, aq sa është kostoja e Autostradës së Dukagjinit.

Sipas Avdylit, në vend të autostradës, kjo shumë mund të shpërndahet në shumë sektorë dhe të ketë investime edhe në institucione të tjera të rëndësishme të Rrafshit të Dukagjinit.

Avdyli e quan propozimin e tij “këshilla pa pagesë për Ramush Haradinajn dhe bashkëmendimtarëve të tij tenderues e asfaltues”.

Postimi i  Avdylit:

Çka kishim mund të bëjmë me 1.000.000.000 € të autostradës për Dukagjinin?

Disa këshilla pa pagesë për Ramush Haradinaj dhe bashkëmendimtarëve të tij tenderues e asfaltues:

1. 200 milionë për rrugën ekzistuese duke zgjeruar, duke e bërë me 4 korsi.

2. Nga 50 milion për Universitetet e Dukagjinit, Pejë, Gjakovë, Prizren e tëra 150 mil.

3. Nga 50 milion për 3 spitalet rajonale të Dukagjinit. Asnjëri Spital nuk ka Rezonancë magnetike që kushton vetëm më së shumti 1 milion € dhe shumtën rasteve bëhet privat në Prishtinë që kushton 150€. Asnjë spital s’ka shërbim kardiologjisë invasive, s’kanë shumë shërbime emergjente që shpëtojnë jetë. Ka mungesa barnash e pajisjesh elementare.

4. Si rajon bujqësor 100 milion kishim dhënë për subvencionim për sera, blerje pajisjesh bujqësore, hapje te minifabrikave përpunuese etj.

5. Universiteti bujqësor me bursa për studentë 10 milionë.

6. Zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla , përkrahjen e bizneseve te reja për te rinjtë 50 milionë.

7. Familjeve të varfra e pa shtëpi s’do kishte në Dukagjin me vetëm 20 milionë.

8. E kishim ble edhe një helikopter për çdo urgjencë mjekësore apo për nevoja tjera kushton me se shumti 2 milionë.

9. Me 70 milionë kishim ndërtuar çerdhe edhe ne fshatra dhe kishim përmirësuar infrastrukturën shkollore në çdo shkollë.

10. Me ato afër 250 milion që na kishin tepruar nga 1 miliard pasi ti kishim bërë krejt këto punë për Dukagjinin tonë që e duam jo vetëm për vota, ia kishim krijuar bazat për SIGURIME SHENDETESORE për krejt banorët e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat