Apo dërgon Franca të dërguar special në regjion?

Lajme

Apo dërgon Franca të dërguar special në regjion?

Nga: F.B. Më: 18 korrik 2019 Në ora: 14:03
Flamuri francez

Ambasadori i Francës në Serbi, Frederik Mondoloni ka deklaruar se presidenti Macron ka dëshirë që Franca të luaj rol më të madh në Serbi dhe regjion, në këtë kontest duhet vëzhguar me kujdes shkrimet e medieve për emërimin e një të dërguari special për Ballkan, shkruan “B92”, përcjell “Bota Sot”.

"Macron dëshiron që Franca të marr rol më aktiv në regjion dhe Serbi (...) dhe tash e dy vite është shumë e angazhuar në synimin që të marr vendin që i takon në regjion posaçërisht në Serbi”, ka thënë Mondoloni.

Sipas fjalëve të tij, Serbia është partneri kryesor i Francës në regjion edhe në kuptimin politik, atë ekonomik dhe strategjik, ndërsa Macron është "mjaft i trimëruar nga pritja" që i është organizuar në Beograd.

"Ai është kthyer në Paris me ide, ndërsa ide gjithë është mirë të bëhen më shumë", ka thënë ambasadori francez.

Makron "shumë më tepër shkel gazin dhe frenat", ka thënë ambasadori, ndërkohë që në pyetjen kush mund të jetë i dërguari special ai ka thënë se këtë do ta kumtoi Macron.

Të përkujtojmë se mediat në Beograd kanë transmetuar se Macron po planifikon që të dërgoj një përfaqësues special në Ballkan, që do kishte rol aktiv në zgjidhjen e problemit. Nga “Blic” mësohet se Macron gjatë qëndrimit në Beograd ka njoftuar Vuçiqin për këtë synim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat