“Pushtoi” botën ditët e fundit, por gazeta franceze ka një lajm tronditës për ata që përdorën “FaceApp-in”

Lajme

“Pushtoi” botën ditët e fundit, por gazeta franceze ka një lajm tronditës për ata që përdorën “FaceApp-in”

Nga: A.ZH Më: 18 korrik 2019 Në ora: 17:25
Transformimet nga aplikacioni FaceApp

Ditët e fundit, i tërë rrjeti është “pushtuar” me fotografitë ku njerëzit shfaqin veten e tyre si të “plakur”.

Kjo atyre iu mundësua përmes aplikacionit Face App, i cili është përdorur këto ditë me miliona herë.

Mirëpo, për ata që kanë përdorur këtë aplikacion, gazeta francize “Le Monde” ka një lajm të keq, përcjell Bota sot.

Sipas postimit të profesorit dhe ligjëruesit në Universitetin e Parisit Nezir Kraki, me përdorimin e këtij aplikacioni, i është dhënë e drejta një firme ruse që të përdor fotografitë dhe të dhënat tuaja personale.

Reagimi i Krakit:

Juve qe u plakët këto ditë, gazeta Le Monde po ju thotë se aplikacioni FaceApp nuk eshte edhe krejt funny siç shihet.

Me perdorimin e tij, ju i kene dhene te drejte nje firme ruse qe t’i konservojë fotot tuaja bashk me te dhenat personale (emer, mbiemer, login, mosha etj...) dhe t’i perdorë ato.

Nejse, nuk është rast berthamor por ka hapesirë per pak dyshim e per më shumë vemendje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat