Provokim i rëndë nga Vulin: Franca na beson prandaj na shiti armët, Kosova është diçka si ISIS’i - Bota Sot
Provokim i rëndë nga Vulin: Franca na beson prandaj na shiti armët, Kosova është diçka si ISIS’i

Lajme

Provokim i rëndë nga Vulin: Franca na beson prandaj na shiti armët, Kosova është diçka si ISIS’i

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 12:21
Pamje nga takimi

Presidenti i Francës, Emanuel Macron, gjatë vizitës së tij të fundit në Serbi, ka nënshkruar me Aleksander Vucicin rreth 20 marrëveshje të ndryshme, pesë prej të cilave i takojnë fushës së ushtrisë dhe armatimit.

Si rezultat i këtyre marrëveshjeve, Serbia do të merrte nga Franca armatim të teknologjisë së fundit.

Ndërkohë një gjë e tillë ka nxitur reagime të shumta, e madje ka folur edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke thënë se nuk e kupton se pse Serbia po armatoset kaq shumë.

Përveç kësaj Haradinaj ka thënë se nëse shtetet e BE-së nuk janë të gatshme të trajtojnë Kosovën si shtet, atëherë mbase ky është një mesazh që duhet të armatoset edhe Kosova.

Pa u përgjigjur ndaj deklaratave të kryeministrit Haradinaj nuk ka qëndruar ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksander Vulin, i cili ka provokuar rëndë, duke e krahasuar Kosovën me Shtetin Islamik (ISIS)

Këto deklarata skandaloze njeriu që është ministër i shtetit që udhëhiqet nga një prej bashkëpuntorëve të afërt të Sllobodan Millosheviqit, i ka bërë gjatë një intervistë në televizionin publik të Serbisë.

Sipas tij Franca i shet armatim Serbisë, pasi që e sipas tij e konsideron si shtet të besueshëm.

“Kur një shtet i fuqishëm si Franca të lejon ty që të blesh armatim, kjo nënkupton se ata kanë besim në ty. Ju nuk mund të gjeni sisteme të tilla armatimi tek terroristët e Shtetit Islamik, dhe Shteti Islamik është i ngjajshëm me atë që po e bën Prishtina. Është sikur të krahasosh Shtetin Islamik me Bashkimin Evropian”, ka thënë Aleksander Vulin për RTS.

Ai ndër të tjera thotë se Haradinaj është i zemëruar pasi që “projekti i pavarësisë së Kosovës ka mbetur i papërfunduar.

Sipas disa statistikave të publikuara kohë më parë, Serbia është vendi që shpenzon më së shumti buxhet për të blerë armatim, madje si shtet shpenzon më shumë se të gjithë shtete tjera të Ballkanit Perëndimor së bashku.

Këto deklarata skandalozë të Vulin vijnë vetëm pak ditë pas shënimit të 24 vjetorit të Masakrës së Srebrenicës, ku  forcat paramilitare serbe nën direktivat e gjeneralit famëkeq, Ratko Mlladiq, kanë vrarë e masakruar mbi 8000 civilë të pafajshëm myslimanë, kryesisht djem të rinj dhe burra.

Shteti i Serbisë është gjithashtu përgjegjës për gjenocidin dhe krimet makabre të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...