Lista Serbe: Të gatshëm për luftë edhe më të madhe për mbijetesë në Kosovë

Lajme

Lista Serbe: Të gatshëm për luftë edhe më të madhe për mbijetesë në Kosovë

Nga: F. B. Më: 20 korrik 2019 Në ora: 17:03
Lista serbe

Akti më i ri politik në Kosovë ka për qëllim të hegjemonizmit edhe më shumë te partitë shqiptare, që sipas rregullës do të thotë presion më i madh në serbët e Kosovës, shkruan në kumtesën e Listës Serbe (LS) , njofton “Novosti”, përcjell “Bota sot”.

Lista Serbe dhe populli serb në Kosovë janë të vetëdijshëm në mundësinë e shtimit të presioneve nga ana e partive politike shqiptare dhe sponsorët pas dorëheqjes së Haradinajt ka thënë LS.

Jemi të gatshëm edhe për një luftë në mbijetesën dhe ekzistencën në pronat tona shekullore ka thënë ky subjekt.

"Gara e ardhshme për pikë politike do të jetë lufta ndërmjet përfaqësuesve politikë shqiptar që do tregojnë urrejtje më të madhe ndaj serbëve në Kosovë dhe Serbi dhe në këtë duam të tërheqim vërejtjen në kohë.

LS porositi edhe Prishtinën edhe bashkësinë ndërkombëtare se kanë kuptuar manipulimin dhe lojërat politike në të cilat shërbehen.

"Ata nuk do të mund të thyejnë, fitojnë dhe dëbojnë sepse uniteti dhe mbështetja e popullit tonë dhe Serbisë është evidente. Për këtë shkak presim mbështetje në ekzistencën dhe mbijetesën e popullit serb në Kosovë në mbrojtjen e paqes dhe sigurisë së serbëve, ndërsa serbët ftohen në unitet edhe përmbajtje” thotë LS.

Ata porosisin vazhdimin e bashkëpunimit me shtetin e Serbisë në mbrojtjen e interesave të popullit serb dhe mbijetesën e tyre në trojet shekullore.

"Fjalët e presidentit Vuçiq ne në Kosovë na japin forcë dhe besim se së bashku mund të sigurohet prosperiteti i serbëve në Kosovë” përfundon LS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat