Dha dorëheqje, por Haradinaj nesër del në punë

Lajme

Dha dorëheqje, por Haradinaj nesër del në punë

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 23:58
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, edhe pse gjatë ditës së djeshme njoftoi se ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të qeverisë, ai po vazhdon ta ushtrojë detyrën.

Në njoftimin për media, Haradinaj gjatë ditës së dielë do të marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore për atdhetarin Shejh Myhedin Shehu, ku edhe do të zbulohet shtatorja e tij.

E gjithë ngjarja, është organizuar nën patronazhin e Zyrës së Kryeministrit.

Vendi ku do të mbahet ceremonia është afër Teqes së Madhe të Helvetive në Rahovec. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat