Mali i Zi bëhet me Muze të Gomarëve

Lajme

Mali i Zi bëhet me Muze të Gomarëve

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 19:26
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një muze i gomarëve, i pari i këtij lloji në rajon, është hapur në një fermë në Martiniq pranë Danilovgradit.

Ferma e gomarëve u hap në vitin 2015 dhe është një atraksion i vërtetë për vizitorët, andaj pronarët e fermës vendosën të hapin Muzeun e Gomarëve, raporton RTCG.

Në të kaluarën jo shumë të largët, kur fshatrat ishin plot njerëz dhe kur njerëzit kultivonin tokën në numër të madh, nuk kishte asnjë familje që nuk kishte një gomar si aleat kryesor në punën në terren.

Muzeu përbëhet nga të gjitha mjetet që përdoren për punë, të tilla si samar, plugje, qerre e të tjera.

Pronari Darko Saveliq tha se ferma, e cila ka rreth 40 gomarë, deri më tani është vizituar nga më shumë se 56,000 njerëz.

Hapja e muzeut u ndoq nga një numër i madh i miqve të fermës, por edhe të adhuruesve të kësaj kafshe inteligjente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat