Kjo është akuza e re e Vulinit për Kosovës, ja plani i keq për serbët

Lajme

Kjo është akuza e re e Vulinit për Kosovës, ja plani i keq për serbët

Nga: F.B Më: 22 korrik 2019 Në ora: 08:47
Aleksandar Vulin

Ministri i mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, me rastin e arrestimit të një serbi në Kosovë nën dyshimin për krime lufte ka deklaruar se “qëllimi përfundimtar i arrestimeve të këtilla është “pastrimi” nga serbët i Kosovës”, shkruan “Novosti”, përcjell “Bota Sot”.

“Serbët e Kosovës sipas tij duhet të jenë unik dhe të tubuar rreth Serbisë. Vetëm ashtu mundemi ata edhe ne të qëndrojmë sulmet e rënda dhe të organizuara. Shqiptarët e duan vendin, por jo serbët në te. Do të bëjnë që të ndërpresin lidhjet me Beogradin, qeverinë dhe presidentin Vuçiq”, ka thënë Vulin.

Tash do të shtohen provokimet dhe hapat dhe nga bashkësia ndërkombëtare do të kërkojnë mbështetje në çdo sulm në serbët dhe në Vuçiqin duke dashur të arsyetohet me dorëzimin e Haradinajt në gjykatë.

"Shqiptarët llogarisin se fuqitë perëndimore do të kërkojnë nga Serbia lëshime pasi Haradinaj ka shkuar në Hagë, sikur përgjegjësia për krime të luftës të jetë gjë politike dhe e vullnetit të mirë të kriminelëve", ka thënë  Vulin.

Ai vlerëson se në gjendjen e territorit pa qeveri me zgjedhje të shpallura të gjithë presionin ta drejtojnë në presidentin e Serbisë për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse, të cilin do ta sulmojnë dhe detyrojnë për lëshime pa heqje të taksës dhe respektim të marrëveshjes së Burkselit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat