Profesori universitar Rrahman Paçarizi, përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar ndihmë nga juristët sa i përket Kushtetutës dhe ligjit për zgjedhjet.
Profesori thotë se, presidenti nuk mund të shpallë zgjedhje pa u shpërnda Kuvendi ose pa i konsumu përpjekjet për zgjedhjen e mandatarit të ri
“Me sa po e lexoj Kushtetutën dhe Ligjin për zgjedhjet, s'po me del kërkah që presidenti mund të shpallë zgjedhje pa u shpërnda Kuvendi ose pa i konsumu përpjekjet (2) për zgjedhjen e mandatarit të ri.
Ndiiiihme jurista se shkuem posht!”, shkruan profesori.