Serbia që nga koha e Millosheviqit nuk i pranon krimet e luftës

Lajme

Serbia që nga koha e Millosheviqit nuk i pranon krimet e luftës

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 10:28
Foto

Kryetari i Forumit për Marrëdhënie Etnike, Dushan Janjiq, ka thënë se Serbia nuk i ka pranuar krimet e luftës që nga koha e Sllobodan Millosheviqit.

Autoriteteve në Serbi nuk iu duhen njerëzit, por rastet dhe ata secilin rast do të përpiqen ta instrumentalizojnë, siç po ndodh edhe me arrestimin e një serbi në pikëkalimi kufitar Jarinje me akuza për krime lufte.

Kështu ka deklaruar në një intervistë dhënë për gazetën beogradase “Danas”, Dushan Janjiq, kryetar i Forumit për Marrëdhënie Etnike.

Sipas tij, arrestimi i Goran Stanishiqit, ka vënë në pah edhe mungesën e bashkëpunimit me autoritetet kosovare dhe sigurimit të manipulimit dhe instumentalizimit për qëllime politike që po i bën Serbia për secilin rast siç tha ai, të pakëndshëm për komunitetin serb që jeton në Kosovë.

“Serbia nuk pranon krimet e luftës që nga koha e Sllobodan Millosheviqit dhe sa i përket kësaj nuk ka komunikim me asnjërin nga shtetet e rajonit. Kështu ndodh me Kroacinë, Bosnjë e Hercegovinën… Pra nuk ka kurrfarë mbrojtjeje, të vërtete, asgjë në atë vështrim”, ka theksuar Janjiq në këtë intervistë, transmeton më tutje lajmi.net.

Sipas tij, rrezikshmëria më e madhe në rastet e tilla dhe arrestimi i serbëve është nga interpretimi që mund t’i bëjnë autoritetet nga Beogradi dhe që mund të destabilizojnë dhe sjellin trazira të reja në komunitetin serb në Kosovë.

Janjiq theksoi në këtë intervistë se si rezultat i gjithë kësaj politike, serbët nuk do të guxojnë të dalin as nga shtëpitë e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat