Daçiq: Haradinaj ka dhënë dorëheqje që të fitoj më pas zgjedhjet

Lajme

Daçiq: Haradinaj ka dhënë dorëheqje që të fitoj më pas zgjedhjet

Nga: F.B. Më: 23 korrik 2019 Në ora: 13:01
Ivica Daçiq

Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit të Kosovës, që të paraqitet si viktimë e Gjykatës për krime ndaj UÇK-së dhe që të fitoj zgjedhjet parlamentare, ka vlerësuar shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq, duke shtuar se dorëheqja nuk është si presion nga fuqitë e jashtme, shkruan “Politika”, përcjell “Bota Sot”.

“Ky është hap strategjik i Haradinajt pasi e ka ditur se do ketë ftesë për intervistim, që nuk do thotë se do të gjykohet” ka thënë ai.

Nga ana tjetër sipas tij, Haradinaj dorëheqjen e ka shfrytëzuar për shkaqe të brendshme politike jo që të tërhiqet por që të fitoj zgjedhjet parlamentare.

Shtrohet pyetja nëse do vazhdoj dialogu pasi Haradinaj të fitoj zgjedhjet, theksoi Daçiq duke shtuar se dialogu është në “komë” dhe nëse do zgjohet ose jo varet nga fuqitë e mëdha.

“ShBA nuk mendojnë se rruga e vërtetë e zgjidhjes shkon përmes Francës edhe Gjermanisë, pasi Brukseli as që është informuar, ndërsa Franca mendon se ShBA bënë obstruksion pasi ata ndihmojnë Haradinajn, tha Daçiq.

“Nëse fuqitë e mëdha duan marrëveshje rreth Kosovës, ata do të bëjnë presion në Prishtinën, Bolton më ka thënë se ‘Ne nuk kemi pse të bëjmë presion tek ju,  e dimë se problem te Prishtina. Tash është pyetja sa fuqitë e mëdha janë të gatshme të bëjnë presion në Prishtinën, tha Daçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat