Trajkoviq: Specialja ka intervistuar Thaçin në zyrën e tij e Veselin në Slloveni

Lajme

Trajkoviq: Specialja ka intervistuar Thaçin në zyrën e tij e Veselin në Slloveni

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 22:42
Hashim Thaçi

Politikania serbe nga Graçanica, Rada Trajkoviq ka thënë se Presidenti Hashim Thaçi është marrë në pyetje nga Prokuroria e Gjykatës Speciale për disa orë në zyrën e tij, në Prishtinë, kurse Kadri Veseli në Slloveni.

“E di sigurt që Kadri Veseli ka qenë i ftuar. Unë nga burime ndërkombëtare e kam informacionin që ai ka dhënë dëshminë e tij në Slloveni, por këtë duan ta fshehin nga publiku. Me Thaçin, teksa zhvilloheshin hetime, intervista me të ka zgjatur disa orë në zyrën e tij në Prishtinë. Më është thënë që Thaçi ka dalë i mllefosur nga mënyra se si i janë prezantuar argumentet e prokurorisë gjatë hetimit. Edhe për të thuhet se ka ftesë dhe se ka dhënë deklaratë, por kjo po fshihet”, ka thënë Trajkoviqi në një intervistë për N1, transmeton KTV.

Dje në Interaktiv, edhe deputeti i LVV-së, Xhelal Sveçla, tha se Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi janë marrë në pyetje nga prokuroria e Gjykatës Speciale. Ai tha se Veseli është intervistuar në Frankfurt ndërsa për Thaçin tha se nuk e di lokacionin, por se “është intervistuar dy herë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat