QKUK së shpejti me Rezonancë të dytë dhe CT të re

Lajme

QKUK së shpejti me Rezonancë të dytë dhe CT të re

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 09:54
ilustrim

SHSKUK njofton se pacientët që kanë nevojë për shërbime të Rezonancës Magnetike dhe CT-së, këto shërbime do t’i marrin më lehtë në QKUK.

“Ata më nuk do të kenë nevojë për pritje, përderisa imazhet e ofruara do të jenë të kualitetit të lartë”, thuhet në njoftim.

Siç thuhet në njoftim, Qendra Klinike Universitare e Kosovës, pritet që së shpejti të pajiset me Rezonancën e dytë Magnetike dhe me një Tomografi të Kopjuterizuar(CT).

“Furnizimi me këto aparatura do të ndikojë në ngritjen e cilësisë së shërbimeve dhe do të ulë listën e pritjes për këto shërbime duke krijuar qasje shumë më të lehtë për pacientët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat