“Pse po iu pengon cullaku i Fjollës… cullakun e Ritës e paguam shumë më shtrenjtë”

Lajme

“Pse po iu pengon cullaku i Fjollës… cullakun e Ritës e paguam shumë më shtrenjtë”

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 12:35
Fjolla Morina

Fjolla Morina ka qenë mbrëmë në një koncert në Skenderaj dhe pas përformancës së saj dhe publikimit të fotografive, ajo ka nxitur reagime të shumta.

Shkas për këto reagime ka qenë veshja e saj provokative, duke ekspozuar me të madhe pjesët intime trupore, ani pse para saj kishte shumë fëmijë që e shikonin.

Paraqitja e saj u komentua nga shumë njerëz, ndër ta edhe figura publike të cilat kritikuan Komunën e Skenderaj për një organizim të tillë.

Media ka kontaktuar Drejtorin e Qendrës për Rini në Skenderaj, Arben Veliun, i cili ka dhënë një shpjegim lidhur me këtë performancë të këngëtares Morina.

“Fjolla ka ardhur pesë minuta para se të ngjitej në skenë. Nëse ne ia ndalojmë dikujt veshjen, atëherë nuk jemi shtet demokratik. Është e vërtetë se ka pasur shumë fëmijë, por, në ora 10 të natës fëmijët duhet me qenë në gjumë. E para. E dyta, ata kanë qenë të shoqëruar nga prindërit e tyre, nëse prindërit i kanë leju me e pa ne atë gjendje, cili është faji jonë, kur sheshi ka qenë hapësirë publike dhe nuk mund t’i themi askujt ti hyn ti jo” ka thënë Veliu.

Po ashtu, Veliu tha se arsyeja përse janë kapur në Komunën e Skenderajt është banale, pasi që, Fjolla Morina gjysmë e zhveshur del edhe në RTK1 në pikë të ditës.

“Qeveria e Kosovës e ka pagu Rita Orën që ka pas koncert në Prishtinë, edhe ajo u kanë gati cullak. Cullaku i Rita Ora nuk ndryshon me cullakun e Fjolla Morinës. Bile, në koncert ka pas vajza që kanë qenë me të zhveshura se sa vet Fjolla” ka theksuar Arben Veliu për Syri Kosova.

Gjithashtu, ai shtoi se performanca e këngëtares nuk u pagua nga taksapaguesit, por, nga bizneset që gjenden në qytetin e Skenderajt.

“Ne kemi organizu edhe mbrëmje muzikore me çiftelia, edhe muzikë për të ri. Pra, kemi zgjedhë muzikë për krejt gjeneratat. Bile Skenderaj a duhet me dëgju gjithmonë këngë me çiftelia?” ka shtuar tutje ai.

Media ka provuar të flasë edhe me dizjanerë të këngëtarëve për veshjet e tyre, por, ata kanë refuzuar të flasin për një temë të tillë.

Përgjigje për veshjen e saj nuk ka dhënë as Fjolla Morina, e cila ka zgjedhë heshtjen se armën më të mirë për t’u mbrojtur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat