Kryetari i Vushtrrisë ia mohon fjalën kryeshefit të “Unitetit”, ai i kërkon ballafaqim publik

Lajme

Kryetari i Vushtrrisë ia mohon fjalën kryeshefit të “Unitetit”, ai i kërkon ballafaqim publik

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 14:45
Kuvendi Komunal i Vushtrrisë

Në seancën e rregullt mujore të mbajtur sot nga Kuvendi Komunal i Vushtrrisë, pikë e rendit të ditës ishte edhe çështja e Kompanisë për Menaxhimin e Mbeturinave ‘Uniteti’, ku pas përfundimit të marrëveshjes me komunën e Vushtrrisë, Bordi i KRM ‘Unitetit’ ka marrë vendim që zyrtarisht të ndërprejë ofrimin e shërbimeve për këtë komunë.

Në këtë seancë nga gjysma e asambleistëve u kërkua që fjalën ta marrë, Gazmend Morina, kryeshef i KRM “Uniteti” për të sqaruar situatën e krijuar. Mirëpo, Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Nasuf Aliu në mënyrë arbitrare nën diktatin e kryetarit të Vushtrrisë, Xhafer Tahirit, nuk ia dha fjalën Morinës që të prezantojë një informatë për këtë gjendje.

“Për pasojë pati asambleist që në mënyrë demonstrative lëshuan sallën e Kuvendit, për shkak të veprimeve të papërgjegjshme të Kryesuesit të Kuvendit Komunal dhe Kryetarit të Komunës së Vushtrrisë. Si bashkëvendës i juaj me keqardhje ju rikujtoj se zyrtarisht “Uniteti” nuk mund të ofroj shërbimin e heqjes së mbeturinave në territorin e Vushtrrisë, perderisa të kemi një marrëveshje të nënshkruar”, ka thënë Morina.

Ai edhe njëherë në emër të KRM “Unitetit” kërkon nga komuna e Vushtrrisë dhe veçanërisht kryetari i komunës që reflektoj pozitivisht për zbatim të ligjit dhe të mos tentoj të ndërhyjë politikisht në menaxhim të brendshëm të kësaj kompanie publike.

“Në çdo kohë jam i gatshëm të jap sqarimet e nevojshme para secilit qytetarë dhe para përfaqësuesve të tyre në Kuvendin Komunal, por edhe në ballafaqim direkt në secilin medium që e zgjedh kryetari i Vushtrrisë. Frika e pushtetit nga një sqarim i imi për situatën e krijuar, tregon më së miri se kush qendron prapa problemit prej të cilët viktimë janë vetëm qytetarët, përderisa dikush nga pushteti ka tendenca për privatizimin e këtij shërbimi”, ka thënë në fund Gazmend Morina. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat