Vritet ndihmësi i Nënës Terezë

Lajme

Vritet ndihmësi i Nënës Terezë

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 17:06
Mark Bloomfield

Mark Bloomfield i cili ka qenë vullnetar bamirësie ku kishte punuar edhe me Nënën Terezë, u vra në Uells.

Bloomfield, 54 vjeç, vdiq në spital të shtunën pasi dyshohet se u sulmua në një lokal në Swansea.

Familja e tij tha se,  “Si ndihmës i veçantë i Nënë Terezës në Kalkutë, ai ishte një kontribues thelbësor për misionin e saj dhe për ata që ajo kujdesej”.

Një burrë 61 vjeçar është akuzuar për shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore në lidhje me vdekjen e Markut dhe dy persona të tjerë, një burrë 21 vjeçar dhe një grua 50 vjeçare, u arrestuan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat