Prof. Dr. Binak Maxharraj e ka komentuar paraqitjen e këngëtares Fjolla Morina mbrëmë në Skenderaj.
Ai thotë se kjo nuk është Drenica që jemi mësuar ta shohim, pasi Fjolla Morina përformoi gjysmë zhveshur para fëmijëve.
Postimi i plotë:
EU DRENICË EU,SI NA U DUKE,SI NA DOLE...?!
Mbramë Drenica nuk ishte në vehte. Nuk ishte ajo qe jemi mësuar ta shohim,krenare,burrerore e mbi te gjitha historika qe kanë dhanë burra të mëdhënjë për kombin.Nuk ishte mbram as ajo Shote Galica me shpatë ne dorë e cila krapërkrahë me burrat luftoi për vatan,por....
Mbramë bash në Drenicën kreshnike ra dhe u thye morali,aty cullak doli këngëtarja Fjolla Morina gadi krejtë cullak në publik të hapur para qindra spektatoreve dhe para adoshelentëve.
E turpshme për Drenicën,e cila si duket pas luftes ka nisë te emancipohet shumë shpejtë me gjëste te këtilla duke i lanë në hije vlerat dhe traditat e sajë shekullore.
Po ku ishin mbramë kreret e Drenices së sodit si Ramiz Lladrovci dhe Bekim Jashari,ndoshta edhe këta e kanë pa këtë "çfaqëje cullak",nuk kanë reague sepse ndosha janë habitë duke shikuar kët çfaqëje makabre qe e turpereoi Drenicën.
Po pse nuk reagoi edhe policia për prishjën e "rendit publik"sepse kjo edhe është prishje e rendit kur dikush del cullak dhe pa fije turpi ta kallxon hapars ne publik atë senin.Është deshtë qe te reagoj policija,bile së paku për ruajtjen e nderit dhe moralit të popullit të Drenices...
Eu,Drenicë eu,si te njohtëm,si na u duke,po si na dole krejtë cullak.