Policia e arreston sërish Burdushin

Lajme

Policia e arreston sërish Burdushin

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 09:56
Hysri Peqan

Policia e Kosovës ka arrestuar sërish mjekun popullor Hysri Peqanin, i njohur në opinion si Burdushi.

Arrestimi i tij është bërë në bashkëpunim me prokurorinë, ku pjesëtarët e Policisë kanë arrestuar Peqanin në lokalin ku ai kryen veprimtarinë e tij.

Lajmin për arrestimin e kanë konfirmuar nga Policia e Prizrenit, përkatësisht, Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë së Rajonit të Prizrenit.

“Është e vërtetë është arrestuar. Arrestimi është bërë në bashkëpunim me Prokurorinë. Por, për detaje pyesin zyrën qendrore në kuadër të Drejtorisë së Përgjithshme”, ka thënë Veseli, duke mos dhënë më shumë detaje lidhur me rastin.

Për Peqanin, Prokuroria Themelore e Prizrenit kishte ngritur aktakuzë për përfitim të kundërligjshëm dobësisë pasurore duke i mashtruar apo vënë në lajthitje personave tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat