Sulm tjetër ndaj Vuçiqit: Publikohet fletënjoftimi për vdekjen e tij

Lajme

Sulm tjetër ndaj Vuçiqit: Publikohet fletënjoftimi për vdekjen e tij

Nga: F. B. Më: 26 korrik 2019 Në ora: 15:27
Aleksandër Vuçiq

Sulmet brutale ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq kanë vazhduar edhe sot, kështu pas sulmeve edhe sharjeve ndaj fëmijëve përkatësisht vajzës së Vuçiqit dhe bashkëpunëtorëve e familjes, sot shenjë sulmi ishte vetë Vuçiq, shkruan “Novosti”, përcjell “Bota Sot”.

Gazeta njofton se pas sulmit ndaj bashkëpunëtorëve të afërm, familjes së tij, cak sulmi ka qene vetë presidenti të cilit në rrjetet sociale i është publikuar fletënjoftimi i vdekjes së tij.

Porosia skandaloze që dje u publikua ndaj fëmijëve të tij dhe kërcënimit me vdekje ndaj djalit e sharjes edhe kërcënimit me dhunim ndaj vajzës, kanë vazhduar sot duke I kërcënuar “ me farë edhe fis dhe pas kësaj edhe me një çmenduri siç është njoftimi për vdekje.

Në të vërtetë sot është publikuar njoftimi për vdekjen e presidentit, në profilin e një njeriu që është prezantuar si “Radosh Kralevska Banja Kovijaça” ku në njoftim është shkruar:

"Ka vdekur Vuçiqi ynë. I dashuri ynë Vuçiq le të ruajnë engjëjt përgjithmonë në liqenin e squfurit. Të vajtuarit : ne të mençurit dhe të kthjellëtit sandviç-ësit e SNS nga administrata qendrore e dashurisë."

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat