Endriti, djali i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në profilin e tij në Instagram ka postuar një foto interesante të babait të tij.
Në këtë foto, Thaçi shihet i rrethuar nga dy qenë të Sharrit. Kohë më parë, një qen i vogël i sharrit u bë atraksion në internet, meqë refuzoi t’i afrohej presidentit serb Vuciq dhe atij të Rusisë, Putin. Derisa në foton e postuar nga djali i presidentit, ata duken shumë të relaksuar.
Mirëpo, Endriti kësaj foto nuk i ka bashkangjitur asnjë tekst apo analogji të tillë, duke e lënë enigmë mesazhin.
Presidenti Thaçi është një adhurues i bjeshkëve dhe shumë aktiv në hiking.