Dasmat po bashkojnë pozitën e opozitën

Lajme

Dasmat po bashkojnë pozitën e opozitën

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 22:23
Pamje nga dasma

Edhe pse në politikë nuk janë shumë të bashkuar, siç duket, politikanët e Kosovës bashkohet në raste gëzimi siç janë dasmat. E një dasmë në Ferizaj ka bërë bashkë kryeministrin në dorëheqje Ramush Haradinajn, deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimin e deputetin e partisë së sapoformuar Partia Euroatlantike e Kosovës, Milaim Zeka.

Madje, Milaim Zeka ka postuar disa fotografi nga kjo dasmë.

 “Ne darsëm te baci Ekrem, ne Ferizaj. Të gjithë jemi ba bashkë, pozitë e opozitë. Edhe kryeministri po relaksohet bashkë me ne.”, ka shkruar Zeka në postimin e tij.

Tutje, Zeka postoi fotografi me Haradinajn duke shkruar me shaka se i ka propozuar per koalicion.

“Kryeministri po me bene ftese për koalicion. Ma mire po i them me ardhë ai në PEK! Nuk di për të tjerët, po unë dhe familja ime jemi gëzuar që u kthy nga Haga.”, shkroi ai.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat