Patriarku Pavle ishte për ndarje të Kosovës, kreu i Kishës ortodokse këtë ia ka thënë Dobrica Çosiqit

Lajme

Patriarku Pavle ishte për ndarje të Kosovës, kreu i Kishës ortodokse këtë ia ka thënë Dobrica Çosiqit

Nga: F. B. Më: 28 korrik 2019 Në ora: 13:06
Patriarku Pavle ka mbështetur ndarjen e Kosovës

Patriarku Pavle ka mbështetur ndarjen e Kosovës, ka shkruar ish-kryetari i SRJ në librin “Në shekullin e huaj 2”, që përshkruan shënimet dhe ditarin e Çosiqit i cili ka kërkuar që ky libër të botohet pas vdekjes së tij, ndërkohë që ka komentuar takimin e tij me Patriarkun Pavle në vitin 2004, shkruan “Pravda”, përcjell “Bota Sot”.

Sipas tij, ai i kishte shpërfaq patriarkut propozimin e tij për ko-ekzistencën jetësore të popullit shqiptar dhe popullit serb dhe vetëm pasi ka dëgjuar propozimin për manastirin serb të Hilandarit, patriarku ka “pranuar në ndarjen territoriale të Kosovës”.

“Pothuajse dy vjet nga takimi i fundit me patriarkun. Dje më ka thirr që të vij në seli të Kishës Ortodokse, ku më priti shefi i kabinetit Momir Leçiq së bashku me vetë patriarkun” – ka shkruar ai në libër.

Ai shpjegon se “ Më ka pyetur nëse jam dakord me qëndrimin e Kishës për mos dalje në zgjedhje të serbëve në zgjedhjet “për Parlamentin e Kosovës”. I kam thënë se edhe unë kam këshilluar serbët që mos të dalin në zgjedhje sepse janë rob dhe të burgosur. Është e pakuptimtë që kjo kategori e njerëzve të zgjedhin kandidat për komandant të burgjeve të veta” – thotë ai në libër.

“Asokohe ia pata prezantuar propozimin për ko-ekzistencën jetësore të shqiptarëve dhe serbëve. Më ka dëgjuar me kujdes vetëm pas propozimit lidhur me manastirin e Hilandarit dhe rënien demografike të popullit tonë, ai atëherë u pajtua me ndarjen e Kosovës. Edhe ai është i bindur se shqiptarët dhe serbët nuk mund të jetojnë së bashku sikurse që nuk beson në idenë e pajtimit të gjeneratave aktuale” – tha ai.

Çosiq u shpreh se çështja demografike ishte argumenti kryesor se nga Kosova të shpëtohet çka të mundet.

“Faktet katastrofave demografike ishin argumentet kryesore or patriarkun Pavle se nga Kosova duhet të shpëtohet diçka, sepse për luftë nuk jemi të gatshëm dhe as që duhet të luftohet për Kosovën. Pajtimin e tij me propozimin tim e shoh si fakt se serbët e humbën në shpirt Kosovën”, ka shkruar Çosiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat