Ramush Haradinaj nuk do të donte t’i shihte këto foto: Ushtarët shqiptarë duke mbrojtur Çakorrin dhe duke luftuar për atë tokë

Lajme

Ramush Haradinaj nuk do të donte t’i shihte këto foto: Ushtarët shqiptarë duke mbrojtur Çakorrin dhe duke luftuar për atë tokë

Nga: D.RR Më: 28 korrik 2019 Në ora: 13:39
Ushtarët shqiptarë duke u ngjitur në majën e Çakorrit, 1943

Pas ardhjes së ushtrisë gjermane në Kosovë, në vitin 1941 brezi kufitar mes Malit të Zi dhe Kosovës ishte kthyer në një arenë lufte mes forcave shqiptare dhe forcave serbe, shkruan “Bota sot”.

Në këto foto të rralla shihen luftëtarët shqiptarë dhe ushtarët gjerman në majën e Çakorrit, ku gjatë Luftës së Dytë Botërore janë zhvilluar luftime të ashpra mes forcave shqiptare dhe atyre serbe.

Kujtojmë se më 21 mars të vitit të kaluar, qeveria e Ramush Haradinajt votoi në Kuvend demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, ku Çakorri tash e tutje do t’i takojë pa të drejtë Malit të Zi.

Demarkacionin Haradinaj e kundërshtoi ashpër sa ishte në opozitë, mirëpo posa erdhi në pushtet, ndërroi mendje dhe vendosi ta votojë demarkacionin, çështje mbi të cilën kishte ardhur në pushtet si gardian i atyre tokave shqiptare.

Image
Kampi ushtarak në Çakorr, 1943
Image
Ushtarët shqiptar dhe gjermanë duke u ngjitur në majen e Çakorrit, 1943
Image
Një grup i serbëve të kapur robër nga Divizioni SS Skanderbeg, në Çakorr, 1943
Image
Ushtarët shqiptar me lisa, në mesin e tyre edhe një gjerman, në Çakorr, 1943
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat