Avokati Tomë Gashi, ka zbuluar detaje interesante për disa pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Gashi, në një prononcim për "Bota sot", ka thënë se shumë pjesëtar të UÇK-së nën ndikim të alkoolit kanë bërë deklarata që më pas u janë kthyer në bumerang.
Ai ka thënë se shumë pjesëtarë të UÇK-së “kanë folur për vepra duke pirë raki që kanë pre e kanë gri e që në esencë nuk kanë bërë asgjë”.
Madje këto deklarata i kanë bërë për “mendje të madhe” pohon ai.
Gashi tregon një rast konkret kur një klienti të tij i kanë kushtuar rëndë deklaratat e tij të pamatura në një restorant të Prishtinës.
“Në rastin e autobusit ‘Nish Ekspres’ në pikën kufitare Kosovë-Serbi është vendosur eksplozivi dhe ka pasur 12 të vdekur e disa dhjetëra të tjerë të plagosur, një nga pjesëtarët e UÇK-së, i cili gjithçka ka qenë vetëm UÇK nuk ka qenë, i cili duket se dy ditë ka qenë në UÇK dhe ka mbetur aty nga frika, në një kafe të Prishtinës pas lufte thotë: ‘Puthmini këta dy gishta, se me këta gishta e kam çuar Nish Ekspresin në ajër’. Ai më këto dy fjalë i ka futur në burg edhe gjashtë të tjerë”, ka thënë Gashi për "Bota sot"