Shkëndijat në Qeverinë e Serbisë rreth rrugës drejtë BE-së

Lajme

Shkëndijat në Qeverinë e Serbisë rreth rrugës drejtë BE-së

Nga: F.B. Më: 29 korrik 2019 Në ora: 11:15
Ana Brnabiq

Për shkak të deklaratës së ministrit Nenad Popoviç kanë reaguar përparimtarët (SNS) dhe opozita, përderisa nga Partia Popullore (SNP) thonë se vetëm po mbrojnë kushtetutën, nga SNS në pushtet thonë se integrimi evropian është qëllimi strategjik i Serbisë, duke cilësuar si shkëndija në Qeverinë e Serbisë në lidhje me rrugën drejt BE-së, shkruan “Novosti”, përcjell “Bota Sot”.

Çdo ministër në Qeveri është i obliguar që të realizoj politikën e akorduar, ata që nuk janë në gjendje të bëjnë këtë, janë të lire të largohen ka thënë kryeministrja Ana Brnabiç  në deklaratën e ministrit Nenad Popoviç se “Marrëveshja e Brukselit është e vdekur sikurse edhe rruga e Serbisë drejt BE-së".

Brnabiç ka nënvizuar se BE është prioritet dhe qëllimi i Serbisë, ndërsa Popoviç deklarata të atilla mund të bëjë vetëm si kryetar i Partisë Popullore dhe jo në emër të Qeverisë.

Lidhur me këtë nga Partia Popullore është thënë se: “Le ta ndërrojnë ministrin Popoviç, pasi nuk ka dashur të shkel betimin që ka dhënë në Kushtetutë se e gjithë Kosova është Serbi”.

Në SNP kanë thënë se përherë kanë qenë lojal dhe korrekt si partner koalicioni dhe çdo gjë që kanë bërë e kanë bërë publikisht dhe do të thonë përherë atë që është mire për popullin dhe shtetin pa marr parasysh çmimin:

“Nëse pse mbrojmë Kosovën dhe Kushtetutën dhe themi se nuk do japim asnjë metër të territorit dhe nuk do pranojmë që për integrim evropian të jemi popull gjendocidi dhe se duam raporte të forcuara me Kinën dhe Rusinë, nuk na duan në qeveri, ne jemi gati për atë”.

Në deklaratën e Popoviç kanë reaguar edhe Jovanoviç dhe Çanak nga LDP dhe LSV, se ai duhet ndërrohet sepse ka qëndrime kundër atyre të qeverisë.

Lidhur me shkëndijat mes kryeministres Brnabiç dhe ministrit Popoviç ka reaguar edhe SNS në pushtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat