Hahn për “Standardin” vjenez: Dialogu është ndërprerë për shkak të taksës së Prishtinës

Lajme

Hahn për “Standardin” vjenez: Dialogu është ndërprerë për shkak të taksës së Prishtinës

Nga: F.B Më: 30 korrik 2019 Në ora: 16:50
Hahn

Hahn në pyetjen nëse sheh vullnet tek palët për një zgjidhje ka thënë se gjithsesi e sheh tek Serbia edhe në Prishtinë. Ai beson se pas zgjedhjeve të vjeshtës në Prishtinë mund të krijohen kushte për përparim.

Arritja e marrëveshjes mes Shkupit e Athinës sipas Han ka krijuar klimë pozitive në Ballkan dhe ka shtuar besimin edhe për marrëveshjen mes Beogradit dhe Prishtinës.

"Standard" ka përkujtuar se edhe Austria kur bëhet fjalë për Ballkanin ka bllokuar zgjerimin, duke shtuar se ministria e brendshme e këtij vendi ishte kundër liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Tek Austria nuk di cili është qëndrimi i fundit për viza, por m und të them se qeveria austriake është mbështetëse e perspektives evropiane për Ballkanin perëndimor. Gjermania qëndrimin e saj në lidhje me Kosovën tashme e ka ndryshuar dhe ministri i brendshëm gjerman Horst Zehofer është për liberalizim të vizave për Kosovën” tha ai.

Sipas Han në “rastin e Kosovës 94 kushtet e parashtruara janë plotësuar deh njëzëri është miratuar nga vendet e BE-së. Ato kritere as unë as komisioni nuk I ka shpikur. Moto ime e punës është ‘Nëse kandidati apo partneri jep rezultate – rezultate duhet të jap edhe BE” .

Ai pranoi se disa vende anëtare nuk e mbështesin marrëveshjen dhe ky është problem bazë.” Duhet thënë se Kosova është zhargitur për dy vite në përmbushjen e kushteve, tash kur I ka plotësuar bëhen të padurueshëm dhe në një masë kanë të drejtë – tërhoqi vërejtjen komisari i BE-së.

Kur bëhet fjalë për hapjen e bisedimeve me Tiranën dhe Shkupin, Han tha s epo punohet në atë drejtim, por nuk duhet fshehur se disponimi ndaj Maqedonisë është më I mirë se ndaj Shqipërisë.

“Të dy vendet kanë përmbush kriteret, për ata kemi rekomanduar të dy vendet për hapje të bisedave, pos reformave në Shkup është arritur marrëveshja historike e Prespës me Bullgarinë. Ndërsa Shqipëria tash ka telashe pasi opozita ka braktis parlamentin dhe qeveria ka vështirësi të udhëheq dialogun  sikurse edhe procedura për ndërrimin e presidentit. Vendet anëtare vlerësojnë situatën e përgjithshme në një vend” tha  Han.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat