Serbia e falënderon Kamboxhen për mbështetjen në ruajtjen e integritetit territorial

Lajme

Serbia e falënderon Kamboxhen për mbështetjen në ruajtjen e integritetit territorial

Nga: F.B Më: 30 korrik 2019 Në ora: 16:58
Serbia e falënderon Kamboxhen për mbështetjen në ruajtjen e integritetit territorial

Në takimin e ministrit të jashtëm Ivica Daçiq dhe t dërguarit të përkohshëm të ambasadës së Kamboxhes Ritju Kieua  është shprehur kënaqësia për raportet e jashtëzakonshme mes dy vendeve, shkruan “Telegraf” përcjell “Bota Sot”.

Takimi kishte si temë bosht raportet bilaterale dhe bashkëpunimin mes të dy vendeve.

Në bisedë është potencuar raporti korrekt mes Serbisë dhe Kamboxhes që karakterizohet me miqësi dhe pa çështje të hapura me respektimin e ndërsjellë dhe mbështetje  në çështjet me rëndësi mes dy vendeve.

Daçiq ka shprehu kënaqësi me vendimin e Kamboxhes që të hapet përsëri ambasada e këtij vendi në Beograd, ka kumtuar ministria e jashtme. 

Ai përsëriti falënderimin e Serbisë në mbështetje e vazhdueshme të Mbretërisë së Kamboxhes për sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë.

Palët kanë shprehur shpresën de në periudhën e ardhshme do të avancohet bashkëpunimi mes dy vendeve para së gjithave në planin ekonomik dhe fushat tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat