Partia e Petroviq: Jemi gati për zgjedhje

Lajme

Partia e Petroviq: Jemi gati për zgjedhje

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 11:19
Sllobodan Petroviq

Nëse në Kosovë shpallen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Partia e Pavarur Liberale është e gatshme për procesin zgjedhor dhe, sipas mbështetjes që ka, do të luftojë të jetë partia udhëheqëse para komunitetit serb.

Kështu është thënë në një takim të komitetit kryesor të partisë që drejtohet nga Sllobodan Petroviq të mbajtur të martën në Shtërrpcë, raportojnë mediat serbe.

“Në seancën e sotme në Shtërrpcë ne donim t’u tregojmë qytetarëve rëndësinë e tyre për Partinë e Pavarur Liberale të cilët në një numër të madh na mbështesin, dhe kështu na detyrojnë që të kemi një përgjegjësi më të madhe për të punuar me kapacitete të plota për të mirën e qytetarëve dhe për të ardhmen dhe prosperitetin e tyre më të mirë”, tha kryetari i kësaj partie, Sllobodan Petroviq, 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat