Ja si e quan Brnabiç dorëheqjen e Haradinajt, flet edhe për dialogun

Lajme

Ja si e quan Brnabiç dorëheqjen e Haradinajt, flet edhe për dialogun

Nga: F. B. Më: 31 korrik 2019 Në ora: 11:32
Ana Brnabiq

Vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi nuk ka lidhje me zgjedhjet e mundshme në Kosovë, por kryekëput me taksat që ka vendosur Kosova duke shkel edhe marrëveshjen CEFTA të nënshkruar në vitin 2016, ka deklaruar kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç duke vlerësuar rrjedhat aktuale politike në Kosovë si farsë, shkruan “Novosti”, përcjell “Bota Sot”.

“Kjo është qesharake, është farsë. Mendoni që unë sot të jap dorëheqje të parevokueshme nga posti dhe të premten të ftoj mbledhje të qeverisë. Çka mund të jetë kjo përveç farsë”, pyeti Brnabiç.

Ajo ka nënvizuar se është me rëndësi që shteti të ju ofroj mbështetje serbëve në Kosovë dhe në çdo moment ata të jenë të sigurt dhe që të dihet përherë cila është politika e jonë shtetërore ka vlerësuar Brnabiç, sikurse edhe të punohet siç bënë presidenti Vuçiq që çdo ditë të rritet kredibiliteti i Serbisë.

Brnabiç ka përkujtuar se çështja e Kosovës ishte e mbyllur në shumicën e shteteve të fuqishme që kanë pranuar pavarësinë e Kosovës, që tashmë nuk është kështu fal angazhimit të kreut të shtetit të drejtuar nga Vuçiq që po bëhet që nga 2014 e tutje deri sot.

“Sot përsëri flasim për Kosovën. Dje përfaqësuesit e pushtetit ishin në takim me ata që problemin e Kosovës e lanë si çështje të përmbyllur dhe në kohën e të cilëve çështja e Kosovës nga OKB u bart në BE”, ka thënë Brnabiç duke shtuar se në kohën e pushtetit të kaluar Prishtina ka marr vërtetimin më të madh të pavarësisë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të cilën fakt shqiptarët e shfrytëzojnë vazhdimisht si argument.

“Situata që ishte përfunduar në dobi të Prishtinës dhe me 100 për qind dëm të Serbisë duke ju falënderuar Listës Serbe sot serbët në Kosovë janë unik dhe më të fuqishëm” ka përfunduar kryeministrja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat