Kosova çështja kryesore e debatit në senatin amerikan, flet ambasadori i ardhshëm amerikan në Serbi, Entoni Godfri

Lajme

Kosova çështja kryesore e debatit në senatin amerikan, flet ambasadori i ardhshëm amerikan në Serbi, Entoni Godfri

Nga: F. B. Më: 31 korrik 2019 Në ora: 16:51
Entoni Godfri

Kandidati për ambasador të ShBA-ve në Serbi në debatin në senatin amerikan ka theksuar se “Serbia si lider ekonomik e politik ka rol kyç në stabilitetin në regjion, ndërsa prioritet i punës së tij si ambasador do të jetë normalizimi i raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës”, shkruan “Pravda” përcjell “Bota Sot”.

Godfri ka nënvizuar në Uashington, Bruksel, Beograd dhe Prishtinë punojnë në gjetjen e mënyrës që Serbia dhe Kosova të arrijnë marrëveshje të qëndrueshme dhe të dy palët të largohen nga hapat kundër-produktiv.

“Të dy palët kanë nevojë të ecin përpara, ndërsa puna jonë është që të mundësojmë këtë” tha Godfri në shqyrtimin në Senat, duke u përgjigjur në pyetjen e senatores demokrate Xhin Shahin rreth asaj që mund të bëjë Serbia dhe Kosova që të arrihet zgjidhja, përcjell “Zëri i Amerikës”.

Senatorja demokrate Shahin ka thënë se dorëzimi i automjeteve ruse ushtarake në Serbi dyfish ka shqetëson, pasi Rusia dëshiron që të ndikoj në situatën në Serbi sikurse edhe për faktin se me këtë frikësojnë vendet tjera në regjion “duke u nis në rolin e Serbisë në luftërat e viteve 90-të”, në çka Godfri u përgjigj se do trimëroj Serbinë në avancimin drejtë Perëndimit në çka përfshihet edhe normalizimi i raporteve me Kosovën.

Godfri ka thënë se pas shërbimit diplomatik në Moskë” plotësisht është i vetëdijshëm me sjelljen agresive të Rusisë dhe ndikimin malinj si dhe fushatën dezinfomuese që bëhet në Evropë” të cilës ShBA bënë përpjekje të mëdha që të i kundërvihet.

Ambasadori amerikan ka theksuar se është në interesin amerikan që Serbia të zhvillohet në një komb evropian, demokratik dhe modern.

“Mbështesim integrimin e Serbisë në BE. Vendi është në udhëkryq liderët duhet të realizojnë reforma dhe avancojnë drejtë BE-së”, ka thënë Godfri.

Sipas tij demokracia dhe sundimi i ligjit janë elemente me rëndësi në veprimin e ShBA-ve në Serbi, pikërisht për këtë dëshiron që të promovoj dhe mbroj vlerat demokratike.

“Dhuna ndaj gazetarëve dhe kërcënimet me dhunë në Serbi po rrisin auto-censurën dhe pamundësojnë punën hulumtuese të gazetarëve në informimin objektiv të opinionit” ka thënë ai

Lidhur me zhvillimin ekonomik, Godfri tha se Serbia ka potencial duke falënderuar fuqisë së shkolluar punëtore, por ajo ka nevojë për reformim të ekonomisë dhe heqjen e pengesave burokratike si dhe të luftoj në pasojat e korrupsionit dhe në tërheqjen e investimeve të reja.

Entoni Godfri aktualisht është zëvendës ambasador i ShBA-ve në Moskë, pro pas vetës ka një përvojë prej 4o vjetëve të shërbimit në marinë dhe diplomaci. Ka diplomuar në Universitetin “Kalifornia” dhe fol rusisht, turqisht dhe serbisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat