Muhaxheri: Arban Abrashi nuk mund të injorohet si kandidat konsensual për kryetar të LDK-së

Lajme

Muhaxheri: Arban Abrashi nuk mund të injorohet si kandidat konsensual për kryetar të LDK-së

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 21:57
Gazmend Muhaxheri

Anëtari i Kryesisë së LDK-së dhe kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka thënë se Arban Abrashi nuk mund të injorohet si një kandidaturë e mundshme konsensuale për kryetar të LDK-së.

Muhaxheri, në Debat Plus me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se vet nuk do të garonte nëse do të gjendej një kandidatë konsensual për kryetar të LDK-së.

Ai ka thënë se deri më tani asnjëherë nuk ka lobuar për vete, ndërsa lobon edhe sot për një kandidatë konsensual.

Kryetari i Pejës ka thënë se edhe Arban Abrashi nuk do të duhej të injorohej si kandidatë i mundshëm për kryetar të LDK-së por edhe për kryeministër.

“Në mbledhjen e Kryesisë kam thënë se një kandidatë që ka fituar dyfish më shumë vota se partia në Prishtinë, nuk mund të injorohet as si kandidatë për kryetar të LDK-së e as si kandidat për kryeministër”.

“…Dikush që e mendon politikën seriozisht një kandidatë që ka fituar faktikisht një garë që është konsideruar si e humbur, nuk mund ta injorojë atë. Nuk kam biseduar me Abrashin. E ka shansin që nesër në mbledhje ta shpreh vullnetin e tij”, tha ndër të tjera Gazmend Muhaxheri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat