Muhaxheri "godet" ashpër Haradinajn dhe Veselin: 20 vjet kanë bërë biznes me Serbinë me mallra serbe

Lajme

Muhaxheri "godet" ashpër Haradinajn dhe Veselin: 20 vjet kanë bërë biznes me Serbinë me mallra serbe

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 22:15
Veseli/Haradinaj

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, është treguar i ashpër kur është pyetur se a do të hiqet taksa ndaj mallrave serbe.

Ai në Debat Plus, Muhaxheri ka thënë se këta persona që e kanë vënë taksën, kanë bërë pazare që 20 vjet me Serbinë.

“Ku ishin këta zotëritë që 20 vjet që nuk e vendosën taksën ndaj mallrave serbe. Janë pikërisht këta që e kanë vendosur që kanë bërë pazare me mallra serbe e me Serbinë. Kanë bërë biznes me këtë gjë që 20 vjet”, ka thënë Muhaxheri.

Ai ka thënë se vendosja e taksës ndaj mallrave serbe ka qenë gabim, dhe sipas tij ajo duhet të hiqet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat