Stefanoviq: Serbia pret mbështetjen e Rusisë në parandalimin e hyrjes së Kosovës në Interpol

Lajme

Stefanoviq: Serbia pret mbështetjen e Rusisë në parandalimin e hyrjes së Kosovës në Interpol

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 09:12
Nebojsha Stefanoviq

Serbia pret përkrahjen e Rusisë në vazhdimin e parandalimit të anëtarësimit të Kosovës në Interpol.

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq ka thënë se presin mbështetje nga Rusia në mbrojtje të integritetit të saj territorial dhe sovranitetit në Kosovë, dhe gjithashtu pritet një përkrahje e tillë kur bëhet fjalë për përpjekjen e Prishtinës për të hyrë në Interpol.

“Ne së bashku me Federatën ruse e vazhdojmë bashkë luftën për Kosovën dhe jo vetëm në lidhje me Interpolin por edhe në institucione të tjera ndërkombëtare”, deklaroi Stefanoviq për “TV Pink”.

Ai po ashtu ka theksuar se mbështetja ruse është e madhe edhe në projekte multilaterale dhe bilaterale.

Kosova nuk ka arritur të bëhet vend anëtar i Interpolit pasi që nuk mori shumicën e nevojshme, prej dy të tretave të votave të vendeve pjesëmarrëse në Asamblenë e Përgjithshme të kësaj organizate, që u mbajt në nëntorin e vitit të shkuar në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat